"Prishtina Brass" me koncert në Bujanoc
Shtëpia e Kulturës në Bujanoc do të jetë vendi në të cilin do të performojë ansambël tunxhi nga Prishtina, i përbërë nga instrumentistë profesionist.Ansambli “Prishtina Brass” para publikut të vendas do të performojë me muzikë të mirëfilltë shqipe dhe botërore nga kompozitorët më të njohur shqiptare dhe të huaj.
Mbajtja e këtij koncerti të rrallë në Bujanoc, sipas organizatorëve, ka si qëllim sensibilizimin dhe nxitjen e qytetarëve për të dalluar, evidentuar dhe respektuar muzikën e mirëfilltë me vlerat që ka, si ate botërore gjithashtu edhe muzikën tonë kombëtare.
Siç kanë njoftuar organizatorët portalin informativ Titulli.com, ansambli nga Prishtina do të performojë ditën e hënë (15 qershor) me fillim në orën 17:30 minuta, ndërsa hyrja do të jetë falas.
Deri më tani “Prishtina Brass” është prezantuar në disa qytete të Kosovës dhe Maqedonisë. /Titulli.com/